Trump po rikthehet, sot mban miting në Ohio: Le t’ia rikthejmë shkëlqimin Amerikës

Amerika

Trump po rikthehet, sot mban miting në Ohio: Le t’ia rikthejmë shkëlqimin Amerikës

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:41
Donald trump

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të mbajë një miting sot në Ohio, i cili do të jetë mbledhja e parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë.

Do të jetë gjithashtu tubimi i parë që kur mbështetësit e tij sulmuan Capitolin Hill në muajin janar, duke vrarë pesë njerëz.

Sipas analistëve, kjo mbledhje mund të tregojë angazhimin e mundshëm në zgjedhjet për Kongresin amerikan në vitin 2022, dhe ndoshta planet për një kandidaturë të re presidenciale gjatë 2024.

Megjithëse Trump ka folur tashmë në tubimet e republikanëve pas humbjes së zgjedhjeve, ky tubim në Ohio, vendi ku ai fitoi zgjedhjet e vitit 2020, shënon një kthim në tubime masive që janë thelbësore për ruajtjen e mbështetjes në bazën e partisë, raporton reuters.

I përjashtuar nga Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale që ai përdorte për të komunikuar me mbështetësit e tij, Trump pret me padurim kthimin e tij në skenë, shkruan usatoday.

“Shihemi të shtunën në mbrëmje. Le ta bëjmë Amerikën përsëri të shkëlqyeshme, përsëri!”, tha Trump në një deklaratë nga Save the America, duke shtuar se po pret një përgjigje të shkëlqyeshme.

Organizatorët njoftojnë se kjo do të jetë e para nga disa paraqitje të Trumpit në mënyrë që të mbështesin kandidatët në zgjedhjet ndër-republikane.

Analistët politikë thonë se ngjarje të tilla do t’i sigurojnë Trumpit një platformë për të ri-imponuar veten si udhëheqës i Partisë Republikane, për të promovuar teoritë e komplotit në lidhje me zgjedhjet e nëntorit dhe për t’i qeruar hesapet e vjetra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat