Lajme aspak të mira për Donald Trump, ja çfarë i ndodhi...

Amerika

Lajme aspak të mira për Donald Trump, ja çfarë i ndodhi...

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 12:44
Donald Trump

Snapchat-i iu është bashkuar listës së rrjeteve sociale që e kanë bllokuar ish presidentin amerikan Donald Trump.

Pas ngjarjeve të 6 janarit, rrjetet e mëdha sociale e kanë ndaluar Donald Trump që të postojë statuse potencialisht të rrezikshme për sigurinë e shtetit.

“Mund të konfirmojmë se e kemi mbyllur llogarinë e Trump-it në Snapchat” njofton zëdhënësi i Snapchat-it, Rachel Racusen.

Trump, nuk do ketë mundësi të postojë apo të bëjë thirrje përmes këtij aplikacioni, deri sa kompania t’i largojë kufizimet të cilat fillimisht u vendosën si masë parandaluese, e aktiviteteve të rrezikshme, të ish presidentit amerikan, raporton INDEPENDENT.

Ngjarjet e 6 janarit në SHBA, e shokuan të gjithë botën, pasi që mijëra njerëz hynë me dhunë në njërën prej ndërtesave më të rëndësishme të vendit, Capitol Hill.

Që nga ajo ditë mediat sociale e kanë bllokuar vazhdimisht ish presidentin Trump në mënyrë që ta parandalojnë përsëritjen e ndodhive të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat