“Partneriteti i hekurt”, dalin detaje nga takimi i Bidenit me Merkelin

Amerika

“Partneriteti i hekurt”, dalin detaje nga takimi i Bidenit me Merkelin

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 22:42
Pamje nga takimi Biden-Merkel

(E plotësuar 00:40) - Presidenti Joe Biden i ripërsëriti të enjten Kancelares gjermane Angela Merkel shqetësimin e tij lidhur me projektin madhor, e gati të përfunduar të transportimit të gazit nga Rusia në Evropë, por ai tha se ata ranë dakord që të mos e lejojnë Rusinë që ta përdorë energjinë si armë.

"Ne qëndrojmë së bashku dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku, për të mbrojtur aleatët tanë të krahut lindor të NATO-s kundër agresionit rus", tha presidenti amerikan.

Dy udhëheqësit diskutuan mbi qëndrimet e ndryshme lidhur me gazjellësin Nord Stream 2 gjatë një vizite miqësore e lamtumire për zonjën Merkel ndërsa ajo ndodhet pranë fundit të një karriere politike që ka zgjatur sa katër mandate presidenciale amerikane.

"Personalisht më duhet t'u them se do të më mungoni gjatë samiteve tona", i tha zoti Biden zonjës Merkel, kancelares së dytë më të gjatë në historinë e Gjermanisë, gjatë konferencës për shtyp të Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasdite vonë.

Nga ana e saj zonja Merkel, e cila kishte një marrëdhënie mjaft të vështirë me ish-Presidentin Donald Trump, tregoi lehtësi dhe familjaritet në komunikimin me Presidentin Biden.

Por pavarësisht ngrohtësisë personale mes tyre, marrëdhënia SHBA-Gjermani ndodhet në një pikë kthese ndërsa zonja Merkel, e cila nuk do të konkurojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e shtatorit, ndodhet pranë largimit nga detyra. Ka shqetësime nga të dyja palët rreth asaj se si të dy vendet do të negociojnë mosmarrëveshjet në rritje.

Shtetet e Bashkuara kanë argumentuar prej kohësh se projekti Nord Stream 2 do të kërcënojë sigurinë energjetike evropiane, duke rritur varësinë e kontinentit nga gazi rus dhe duke i mundësuar Rusisë të ushtrojë presion politik mbi vendet e dobta të Evropës Lindore dhe Qendrore, veçanërisht Ukrainës. Por Presidenti Biden hoqi dorë kohët e fundit nga sanksionet kundër kompanive gjermane të përfshira në projekt, një veprim që zemëroi shumë anëtarë të Kongresit.

Zonja Merkel u përpoq t'i minimizonte diferencat në qëndrime dhe theksoi se gazsjellësi ishte një projekt shtese dhe nuk kishte për qëllim të zhvendoste tubacionet e Ukrainës.

Dy udhëheqësit kanë diskutuar edhe mbi Kinën. Kancelarja Merkel tha se ekziston një mirëkuptim me SHBA-në, se Pekini është "rivali ynë" sikurse tha ajo.

Kancelarja Merkel e filloi ditën e saj me një mëngjes pune me Zëvendës Presidenten Kamala Harris. Zyra e zonjës Harris tha se mes tyre kishte patur një "diskutim shumë të sinqertë"./VOA

 

***

Presidenti i SHBA-së Joe Biden priti sot kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë.

Pas një bisede të shkurtër privatisht, Biden dhe Merkel pritet të shkëmbejnë mendime në prani të delegacioneve të tyre dhe më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët për shtypin.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për më shumë dialog ndërkombëtar dhe bashkëpunim në trajtimin e problemeve globale gjatë vizitës së saj në Uashington.

“Gjermania dhe Amerika janë të lidhura ngushtë”, tha Merkel, ndërsa gjithashtu iu referua partneritetit të ngushtë midis Europës dhe SHBA-së.

“Partneriteti midis dy kombeve tona është i hekurt dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat tona të përbashkëta në vitet në vazhdim”, shkroi Biden në Twitter.

Merkel është e para lidere europiane që pritet nga Biden në Shtëpinë e Bardhë, që kur ai mori detyrën më 20 janar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat