SHBA blen 200 milionë vaksina Pfizer

Amerika

SHBA blen 200 milionë vaksina Pfizer

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë 200 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmin e kanë konfirmuar kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, ndërsa bëhet e ditur se kontigjenti i ri i vaksinave mund të përfshijë edhe një version të azhornuar të vaksinës që synon mbrojtjen më efikase ndaj varianteve të reja të Covid-it.

Kjo e çon në afro gjysmë miliardi porosinë e vaksinave Pfizer/BioNTech të blera nga SHBA, të cilat pak muaj më parë blenë edhe 200 milionë doza të tjera nga Moderna.

Sipas zëdhënëses së shtëpisë së bardhë Jen Psaki këto doza do të përdoren për procesin e vaksinimit përgjatë vjeshtës deri në pranverë dhe do jenë dispozicion nëse autoritetet shëndetësore do të rekomandojnë përdorimin e një doze të tretë vaksine për përballimin e një vale të re ose për imunizimin e të rinjve mbi 12 vjeç.

Sasia e re e vaksinave blihet në një kohë kur shifrat e infektimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati 5-fishuar në krahasim me dy javë më parë. Të shtunën autoritetet raportuan për rreth 67 mijë infektime të reja dhe më shumë se 400 humbje jete.

Ndërkohë që sipas një sondazhi të “Associated Press” dhe Qendrës Kërkimore mbi Çështje Publike rezulton se shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 thonë se nuk ka gjasa që ata ta bëjnë këtë edhe në vijim dhe kanë dyshime për efektivitetin e vaksinave kundër variantit agresiv të koronavirusit Delta.

35% e amerikanëve të paimunizuar thonë se me gjasë, nuk do të vaksinohen, ndërsa 45%, thonë se është e sigurt që nuk do të vaksinohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat