Ndryshime klimatike të frikshme, brenda ditës u shkri aq akull sa për të mbuluar Floridën me 5 cm ujë

Amerika

Ndryshime klimatike të frikshme, brenda ditës u shkri aq akull sa për të mbuluar Floridën me 5 cm ujë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit mund të mbulojë me ujë të gjithë Floridën me 5 cm ujë.

Kjo është humbja e tretë më e madhe e Ishullit Arktik në 71 vjet, vëllimi i ujit mund të mbulojë të gjithë Floridën në një lartësi prej pesë centimetra.

Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019.

Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do ketë shkrirje të tjera akullnajash.

Vetëm të mërkurën 28 korrik, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë brenda ditës.

12 prej gigatonëve u që u shkrin u derdhën në oqean, ndërsa 10 gigatonët u thithën nga dëbora dhe ekziston mundësia të ngrijnë përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në Belgjikë.

Polar Portal, një shoqatë e instituteve kërkimore daneze, e përshkroi fenomenin në një postim në Twitter, duke iu referuar “shkrirjes masive”.

Edhe pse vëllimi i akullit që u shkri brenda një dite ishte më i vogël në krahasim me atë të vitit 2019, fenomeni kishte të bënte me një zonë më të madhe, shpjegoi ai.

Shkencëtarët vlerësojnë se shkrirja e shtresës së akullit të Grenlandës është përgjegjëse për rreth 25% të rritjes së nivelit të detit në dekadat e fundit.

Po aq shqetësues është fakti se Arktiku në përgjithësi po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e planetit.

Të mërkurën, temperatura e ajrit në Grenlandë ishte “shqetësuese” duke arritur deri në 23.2 gradë Celsius në Constable Pind, në pjesën lindore të ishullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat