Guvernatori i New York merret në pyetje për 11 orë për akuzat e ngacmimit seksual

Amerika

Guvernatori i New York merret në pyetje për 11 orë për akuzat e ngacmimit seksual

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 15:12
Andrew Cuumo

Guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuumo është marrë në pyetje për 11 orë nga ekipi i prokurorit të përgjithshëm, rreth akuzave për ngacmime seksuale ndaj disa grave mes të cilave dhe disa ish bashkëpunëtore.

Pyetjet u bënë nga dy profesionistë të jashtëm të punësuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm në kuadër të një hetimi të pavarur: ish prokurori Jon Kim dhe avokatja An Klark.

Sipas të përditshmes njujorkeze, ka pasur momente tensioni, sidomos kur Cuomo e akuzoi Kim se nuk ishte i pavarur, për shkak të disa hetimeve të kryera nga prokurori ndaj guvernatorit dhe aleatëve të tij.

Këto muaj Kim dhe Klark kanë mbledhur dëshmitë e grave që kanë akuzuar Cuomon për sjellje të papërshtatshme, mes përqafimeve jo të kërkuara, puthje, përkëdhelje dhe batuta. Gjatë hetimeve janë dëgjuar dhe anëtarë të stafit të guvernatorit.

Me marrjen në pyetje dhe hetimi mbërrin drejt fundit. Dy profesionistët do i dorëzojnë përfundimet e tyre në duart e prokurores së përgjithshme Letisia Xhejms. Një raport publik pritet të dalë në fund  të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat