Agjentët kapin mbi 1 ton kokainë të paketuar në 24 valixhe në një aeroplan privat

Amerika

Agjentët kapin mbi 1 ton kokainë të paketuar në 24 valixhe në një aeroplan privat

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:14
Policia Federale ka zbuluar krimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Foralezas në Fortaleza, të mërkurën në mëngjes

Agjentët brazilianë kanë konfiskuar më shumë se një ton kokainë të paketuar në 24 valixhe në një avion privat, pak momente para se aeroplani të nisej për në Belgjikë.

Policia Federale ka zbuluar krimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Foralezas në Fortaleza, të mërkurën në mëngjes.

Një pasagjer spanjoll dhe kapiteni 48-vjeçar turk janë arrestuar, ndërkohë që dy anëtarë të ekuipazhit, që të dy turq, janë marrë në pyetje.

Pamjet e regjistruara nga policia tregojnë një prej agjentëve duke u përballur me pasagjerin të cilin po e urdhëronte që të hapte valixhen.

Një oficer tjetër ndërkohë shihet duke përdorur një thikë për të hapur disa pako, derisa vjen në kontakt me substancën e bardhë.

Sipas konstatimit të autoriteteve zyrtare, në aeroplan janë gjetur në total 1,304 kilogram kokainë, e paketuar në 24 valixhe. Secila valixhe përmbante 50 pako plastike me kokainë.

Aeroplani privat ishte nisur nga Aeroporti Leite Lopes në Ribeirão Preto, të São Paulos, dhe më pas kishte bërë një ndalesë në Aeroportin e Fortalezas para se të vazhdonte për në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat