Kanadaja drejt zgjedhjeve të parakohshme

Amerika

Kanadaja drejt zgjedhjeve të parakohshme

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 20:48
Kryeministri Justin Trudeau

Kryeministri Justin Trudeau e ka çuar Kanadanë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa vendi përballet me një valë të re të koronavirusit. Kryeministri po përpiqet të përfitojë nga rasti pasi Kanadajë është një nga vendet më të vaksinuara në botë.

Zoti Trudeau po kërkon të fitojë shumicën e vendeve në parlament. Dy vite më parë, partia e tij Liberale nuk arriti të fitonte shumicën e vendeve dhe rrjedhimisht duhet të mbështetet tek opozita për të miratuar legjislacione.

Zgjedhjet vijnë ndërsa Kanadaja po përjeton një valë të katërt infektimesh si rezultat i variantit Delta të koronavirusit.

Zoti Trudeau nuk gëzon popullariten e dikurshëm, ndërsa puna e qeverisë së tij për trajtimin e pandemisë është vlerësuar mes kanadezëve si e sukseshme .

Zoti Trudeau njoftoi se zgjedhjet do të mbahen më 20 shtator pas një takimi me guvernatoren e përgjithshme, e cila mban një post kryesisht ceremonial që përfaqëson Mbretëreshën Elizabeth të Britanisë si kreun e shtetit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat