Uragani “Grace” vret tetë persona në Meksikën Lindore

Amerika

Uragani “Grace” vret tetë persona në Meksikën Lindore

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 06:19
Meksikë

Uragani “Grace” përshkoi Meksikën lindore duke shkaktuar të paktën tetë viktima. Uragani ka sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe përmbytje.

Vdekjet dhe dëmet më të mëdha ndodhën në shtetin Veracruz, ku stuhia shkuli pemët kur “Grace” preku tokën të Shtunën në mëngjes.

Në kryeqytetin e shtetit, Xalapa, shumë rrugë u bënë lumenj balte.

Uragani më vonë u dobësua në një stuhi tropikale ndërsa lëvizte në brendësi.

Sidoqoftë, erërat e forta dhe reshjet u raportuan se po shkaktonin më shumë përmbytje ndërsa “Grace” udhëtonte në veri të Mexico City.

Stuhia solli shpejtësinë e erës deri në 200 km/orë (125mph) kur arriti në bregun e kontinentit të Meksikës. Nga tetë personat e vrarë, gjashtë ishin anëtarë të së njëjtës familje, thanë zyrtarët e qeverisë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat