Tërmeti tragjik në Haiti/ Bandat rrëmbejnë kamionët e ndihmave teksa numri i të vdekurve shkon në mbi 2200

Amerika

Tërmeti tragjik në Haiti/ Bandat rrëmbejnë kamionët e ndihmave teksa numri i të vdekurve shkon në mbi 2200

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Numri i të vdekurve nga tërmeti i shkallës 7.2 të shkallës Rihter në Haiti ka arritur në 2.207 ndërsa 344 persona të zhdukur, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.

Teksa numri i të vdekurve rritet në një kohë kur operacionet e ndihmës po zgjerohen, autoritetet po luftojnë me sigurinë në pikat e shpërndarjes.

Bandat kanë rrëmbyer kamionët e ndihmës dhe madje edhe ambulancat, duke detyruar punonjësit e ndihmës të transportojnë furnizimet me helikopter.

Përpjekjet e rimëkëmbjes janë penguar gjithashtu nga përmbytjet dhe dëmtimi i rrugëve hyrëse, duke ushqyer tensionet në disa nga zonat më të goditura. Në vende, turma të dëshpëruara janë grindur mbi qeset e ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat