Harris akuzon Kinën për presion e qasje frikësuese

Amerika

Harris akuzon Kinën për presion e qasje frikësuese

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 17:59
Kamala Harris

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris akuzoi Pekinin të martën se ka ushtruar presion dhe frikësime për të mbështetur pretendimet e saj të paligjshme në Detin e Kinës Jugore. Keto ishin si komentet e saj më të forta ndaj Kinës gjatë një vizite në vendet e Azisë Juglindore, të cilat ajo tha se janë jetike për sigurinë amerikane.

Udhëtimi shtatëditor i zonjës Harris në Singapor dhe Vietnam, ka për qëllim të sfidojë rritjen e ndikimit të sigurisë dhe ekonomike të Kinës, duke e vënë theksin tek shqetësimet në lidhje me pretendimet e Kinës për pjesët e diskutueshme të detit të Kinës Jugore.

Në një fjalim në Singapor, zonja Harris parashtroi vizionin e SHBA-së për një rajon të mbështetur tek të drejtat e njeriut dhe një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla dhe e vuri theksin tek rëndësia që ka Azia për Shtetet e Bashkuara.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të mbajnë takimin e vitit 2023 të grupit tregtar të Azi-Paqësorit APEC, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë.

Ky rajon është vënë në qendër të vemendjes së administratës së Presidentit Joe Biden.

Administrata amerikane e ka quajtur rivalitetin me Kinën "testi më i madh gjeopolitik" i shekullit dhe një sërë zyrtarësh të lartë të administratës, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin Azia Juglindore, kanë vizituar rajonin./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat