​Vrasësi i Robert F. Kennedy do të lirohet nga burgu

Amerika

​Vrasësi i Robert F. Kennedy do të lirohet nga burgu

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 14:16
Sirhan Sirhan

Bordi i lirimit me kusht në Kaliforni i dha Sirhan Sirhan lirimin nga burgu pas 52 vjetëve për vrasjen e ish senatorit dhe kandidatit të preferuar demokrat për Shtëpinë e Bardhë.

Sot në sallën e gjyqit më i riu nga djemtë e Robert Kennedy, Douglas, ishte rreshtuar për lirimin e Sirhan, raporton ATSh.

Sirhan është 77 vjeç dhe u dënua me vdekje në dhomën e gazit në 1969 dhe më pas u ndryshua në një dënim të përjetshëm me mundësinë e zbritjes së dënimit.

Ai tha se vitet e tij në burg e kanë mësuar atë të kontrollojë zemërimin e tij dhe është i vendosur të jetojë në paqe nëse lirohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat