Varianti Mu i coronavirusit është identifikuar në pothuajse çdo shtet amerikan

Amerika

Varianti Mu i coronavirusit është identifikuar në pothuajse çdo shtet amerikan

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Një variant i ri i coronavirusit, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mund të ketë aftësinë për të shmangur imunitetin që njerëzit e marrin nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme, është identifikuar në pothuajse çdo shtet amerikan, sipas të dhënave nga epidemiologjia dhe baza e të dhënave gjenomike Outbreak.info.

Sipas medieve të huaja, i quajtur Mu, varianti B.1.621 u zbulua për herë të parë në Kolumbi në janar të këtij viti.

Deri më 4 shtator, rastet me variantin janë raportuar në 47 shtete amerikane dhe në Distriktin e Kolumbisë.

Shtetet e vetme pa raste të raportuara janë Nebraska, Vermont dhe Dakota e Jugut, sipas të dhënave të Outbreak.info.

Varianti aktualisht është më i përhapur në Alaskë, ku të dhënat sugjerojnë se 139 raste të raportuara, përbëjnë katër për qind të gjithsej 3,837 mostrave të sekuencuara. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat