Detajet: 11 shtator 2001, si i shmangën terroristët kontrollet

Amerika

Detajet: 11 shtator 2001, si i shmangën terroristët kontrollet

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 20:30
11 shtator 2001

11 shtatorin e vitit 2001. katër sulme terroriste, të kryera me avionë të linjave të zakonshme ajrore goditën Amerikën në zemër të saj: një event tragjik që përben një pikë të fortë kthese për historinë e ditëve tona, pasojat e të cilit ende ndihen mbi të gjithë shoqërinë. Ajo datë, tragjike dhe ikonike bashkë, shënon momentin e gjunjëzimit të perëndimit.

Katër sulmet e koordinuara u kryen nga 19 terroristë të Al Kaedës, objektivi i të cilëve ishte Amerika që e urrenin aq shumë dhe objektet simbol të saj: Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, Pentagoni e në shënjestër, edhe vetë Washingtoni. Amerika ndryshoi brenda vetëm dy orëve. Në 8 e 46 të asaj dite, avioni i parë goditi kullën veriore, e pas 20 minutash, një tjetër u përplas mbi kullën jugore. Zemra e botës ndalon: katastrofa transmetohet live nga televizionet anembanë globit.

“Po shihnim lajmet dhe si ne, ashtu edhe klientët u hutuam fare. Menduam se ishte ndonjë aksident apo diçka e tillë. Pastaj pamë avionin e dytë që u përplas mbi kullat. Aty kuptuam se ishte dicka tjetër, se ishte një akt terrorist. Të gjithë mbeten të shokuar, nuk e besonin dot. Ishte sikur koha ndaloi në vend; njerëzit u kthyen duke parë televizorin”.

Në 5 e 45, ora e Nju Jorkut, dy kamikazët kryesorë, Mohammed Atta dhe Abdulaziz al Omari kalojnë kontrollet e sigurisë janë aeroportin e Portlandit. Këtu, bashkëme tre atentatorë të tjerë ngjitën fare qetësisht në bordin e fluturimit 11 te American Airlines që shkojnë në Los Angeles me 92 persona në bord. Në Boston, 5 sulmues të tjerë ngjitën ne bordin e Boeing 767, fluturimi 175 i American Airlines me 51 pasagjerë. Këto avionë do të kthehen në makthin e nju jorkezëve, Amerikës e mbarë botës që e pa live djegien e kullave binjake.

Terroristët i kishin bërë detyrat e shtëpisë, kishin kohë që studionin mangësitë e sigurisë në aeroporte dhe i shfrytëzuan në maksimum, e arritën t`i kalojnë detektorët e metaleve edhe pse kishin armë me vete. Avioni me numër fluturimi 77 i kompanisë American Airlines, u përplas ndërkohë në Pentagon në orën 9:37 të mëngjesit, pak pas sulmeve në kullat binjake në Nju Jork dhe pak para rënies së avionit tjetër të rrëzuar në Shanksville të Pensilvanisë, pasagjerët heronj te te cilit luftuan me agresorët duke i devijuar atyre destinacionin.

Vetëm falë tyre, ai Pentagonit nuk e vazhdoi fluturimin e vdekjes në Shtëpinë e Bardhë apo Capitol. Sulmet e 11 shtatorit e goditen fort Ameriken, jo vetem përsa i përket numrit të të vdekurve dhe plagosurve. Por edhe për shkak të precizionit, me të cilin terroristët shkatërruan brenda një ore simbolet e fuqisë ekonomike dhe ushtarake në botë. Sot 20 vite më vonë ky shok, kjo tronditje ekzistenciale pothuajse do ishte harruar, thotë analistja Ines Pohl, sidomos për 30 vjeçarët e më të rinjtë që kanë shumë pak kujtime aktive për këtë ditë.

Por tërheqja nga Afganistani e risolli në vëmendje. 20 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kullat në rrëzim të Qendrës Botërore të Tregtisë janë kthyer në simbol të tërheqjes së SHBA nga pozicioni i xhandarit të botës për kaq vite, vazhdon ajo. Dhe në paralajmërim se duhet të krijohen aleanca të reja, nëse do duhet të pengohet që vakuumi i krijuar të mbushet me fuqitë antidemokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat