9/11: Ceremoni emocionale përkujtimore në SHBA

Amerika

9/11: Ceremoni emocionale përkujtimore në SHBA

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 07:38
Pamje nga ceremonia

Çaste emocionuese, por edhe apele për unitet si dhe një ngatërrestar e karakterizuan ceremonitë përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA.    

20 vjet pas sulmeve të tmerrshme terroriste të 11 shtatorit në SHBAu përkujtuan 3000 viktimat. Rënia e këmbanave sinjalizoi një minutë heshtje në Ground Zero në Nju Jork – pikërisht në kohën, kur më 11 shtator 2001 u godit kulla e parë veriore e World Trade Center. Në vazhdim u lexuan emrat e gati 3000 të vrarëve nga këto sulme. Atë shtator një avion i dytë goditi kullën jugore, pikërisht në të njëjtën orë që ndodhi kjo 20 vjet më parë, gjatë ceremonisë u ndërpre leximi për të mbajtur një minutë të dytë heshtjeje.

Në ceremoninë përkujtimore kishin ardhur presidenti Joe Biden dhe First Lady Jill si dhe shumë të afërm të viktimave si dhe të mbijetuar. Edhe ish-presidentët Barack Obama e Bill Clinton me bashkëshortet e tyre ishin të pranishëm. Një fjalim i presidentit nuk ishte parashikuar me këtë rast.

Të përkujtohen „njerëzit e thjeshtë"

Duhet të përkujtohen „njerëzit e thjeshtë", tha në hapje të ceremonisë Mike Low, vajza e të cilit punonte si stjuardesë dhe humbi jetën në njërin prej avionëve të rrëmbyer. "Në 20 vjetët e shkuar familja ime ka përjetuar një vuajtje të pabesueshme me mendimin për jetët, që nuk mund të jetoheshin më", tha ai. Pas kësaj Bruce Springsteen këndoi këngën e tij "I'll See You In My Dreams".

Image
Vendosje lulesh në memorialin Ground Zero

Uniteti kombëtar është fuqia më e madhe e SHBA-së, është shprehur Biden në një vídeo-mesazh me rastin e përkujtimit të 20 vjetorit të sulmeve terroriste. Në ditët pas sulmeve u demonstrua veprim heroik, forcë rezistence dhe „një ndjenjë e vërtetë e unitetit kombëtar", ka theksuar ai. Ish-presidenti Obama u shprehu ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe përkujtoi forcat e emergjencës të asaj kohe si dhe ushtrinë e SHBA-së. Guximi i ushtarakëve në 20 vitet e shkuara ka ndihmuar edhe për t'i treguar vendin Bin Ladenit. Obama ishte president, kur njësia speciale e ushtrisë në vitin 2011 vrau ish-shefin e Al-Kaidas në Pakistan.

Jo vetëm Nju Jorku

Edhe në Pentagon dhe vendin e rrëzimit të avionit në Shanksville u zhvilluan ceremoni përkujtimore. Terroristët islamistë para 20 vjetësh kishin rrëmbyer edhe dy avionë të tjerë për t'i përdorur si armë. Avionin 77 të American-Airlines sulmuesit e drejtuan për në Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-së, ndërsa një avion i katërt u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët në bord bënë rezistencë ndaj rrëmbyesve. Edhe ish-presidenti George W. Bush, që më 11 shtator 2001 ishte në post, mori pjesë në të kartër ceremonitë përkujtimore.

Image

Personalitete nga e gjithë bota shprehën mesazhet me rastin e e11 shtatorit. Mbretëresha britanike dërgoi "Mendimet dhe lutjet – edhe të familjes sime dhe të të gjithë kombit" drejtuar viktimave, të mbijetuarve dhe dhe afërmve të tyre. Me rastin e 20 vjetorit monarkja 95 vjeçare vlerësoi angazhimin e forcave të shpëtimit dhe të zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes.

"E keqja më e madhe nxori në pah edhe më të mirën"

Ipeshkvët katolikë në SHBA përkujtuan ndihmësit e atëhershëm në vendin e ngjarjes, të cilët dhanë jetën për fqinjët e tyre. "Kjo dhunë, e pjellë prej së keqes më të madhe të zemrës njerëzore, nxori në pah edhe më të mirën e njerëzores sonë", shkruan kryetari i Konferencës Ipeshkvnore në SHBA, kryeipeshkvi Jose Gomez.

Image

Ish-presidenti Donald Trump e shfrytëzoi këtë ditë përkujtimore për të sulmuar pasardhësin e tij Joe Biden. Në një video-mesazh Trump akuzoi demokratët për „mungesë kompetence" nëtërheqjen nga Afganistani dhe tha, se presidenti  ka vepruar si „një kokëtul". Biden dhe qeveria e tij „e paaftë" kanë kapitulluar në Afganistan. Megjithatë ishte Trump ai që u pati premtuar në shkurt 2020 talibanëve tërheqjen e plotë të trupave në vitin 2021./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat