Guvernatori i Kalifornisë shpreson të mposhtë përpjeket për shkarkim

Amerika

Guvernatori i Kalifornisë shpreson të mposhtë përpjeket për shkarkim

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Votuesit në Kaliforni do të vendosin të martën (14 shtator) nëse do të heqin nga detyra guvernatorin Gavin Newsom përmes zgjedhjeve speciale. Gazetari i Zërit të Amerikës Mike O'Sullivan njofton nga qyteti Los Anxhelos se demokratët dhe republikanët po mobilizojnë votuesit pro, ose kundër guvernatorit demokrat.

Në Kaliforni ka filluar votimi i hershëm, ndërsa guvernatori Gavin Newsom po lufton për të mbajtur postin e tij. Ai kryeson në sondazhe, por nuk e merr si të mirëqenë fushatën.

Përmes telefonatave, mesazheve dhe shkuarjes derë më derë ... duam të sigurohemi që banorët ta kuptojnë se cilat janë rreziqet në këto zgjedhje”, thotë guvernatori Newsom

Republikanët shpresojnë të sigurojnë 50% të votave, duke shfrytëzuar mekanizmin për rrëzimin e guvernatorit demokrat nga mandati i tij i parë. Një proces i tillë ndodhi në vitin 2003, kur aktori Arnold Schwarzenegger rrëzoi guvernatorin e atëhershëm të Kalifornisë.

Mes kandidatëve për guvernator është edhe ish atletja olimpike Caitlyn Jenner. Por kryesuesi mes 46 kandidatëve është gazetari konservator i një programi në radio, republikani Larry Elder.

Kostoja e jetesës, taksat e larta, rregulloret e shumta. Këto do të ndryshojnë kur unë të marr drejtimin”.

Figura të njohura demokrate po bëjnë thirrje kundër rrëzimit të guvernatorit aktual. Por zhgënjimi me numrin e madh të të pastrehëve, krimet dhe masat e rrepta kufizuese të guvernatorit Newsom ndaj pandemisë, kanë ngjallur pakënaqësi. Duke folur për Zërin e Amerikës, Shelli Abbot, përkrahëse e shkarkimit, thotë se guvernatori demokrat duhet të zëvendësohet.

Mendoj se shumë gjera që ai ka bërë kanë dëmtuar Kaliforninë, ndaj kemi nevojë për një ndryshim”.

Problemet e Kalifornisë janë të ndërlikuara, thotë për Zërin e Amerikës Ahmanise Sanati, mbështetëse e guvernatorit demokrat.

Është shumë e vështirë të hartosh politika dhe t'i administrosh ato, veçanërisht përballë një pandemie, e cila po shkatërron globin”.

Joseph Kovach, i cili mbështet largimin e guvernatorit Newsom, thotë për Zërin e Amerikës se guvenatori e ka dëmtuar ekonominë përmes kufizimve të pandemisë.

Askush nuk e dinte se cila do të ishte e ardhmja kur ata mund të mbyllnin shtetin për një tekë. Kështu që njerëzit kundërshtuan”.

Elizabeth Valla, mbështetëse e guvernatorit, thotë se zoti Newsom ka mbështetur shëndetin dhe arsimin publik.

Shqetësimi im për rrëzimin e tij është se politikat do të ndryshonin dhe ato nuk do kishin më përparësi.

Një kundërshtare e guvernatorit demokrat thotë se politikat e tij sociale nuk i ndihmojnë punonjësit.

Fëmijët e mi punojnë shumë. Unë i edukova ata të bëjnë gjënë e duhur dhe mendoj se shumë nga taksat e tyre po shkojnë në programe për njerëzit që janë vërtet dembelë”, thotë për Zërin e Amerikës Seeta Narayan.

Një mbështetëse e zotit Newsom është skeptike ndaj atyre që duan postin e tij.

Të gjithë shprehen mirë politikisht në fillim. Por ka të bëjë me mënyrën se si realizohen këto premtime, si do të vihen në jetë”, thotë Victoria Bailey.

Fituesi i zgjedhjeve speciale do të shërbejë për 16 muajt e ardhshëm që kanë mbetur nga mandati aktual i guvernatorit./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat