U zhduk në mënyrë misterioze gjatë udhëtimit me të dashurin, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçares

Amerika

U zhduk në mënyrë misterioze gjatë udhëtimit me të dashurin, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçares

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:48
Gabby Petito

FBI ka konfirmuar se  trupi i gjetur në parkun kombëtar të Wyoming, të dielën |(19 shtator) i përket blogeres së zhdukur Gabby Petito.

Mjeku ligjor fillimisht tha se vdekja e saj ishte vrasje, por nuk dha asnjë detaj tjetër se si vdiq.

Petito, 22 vjeç, u zhduk teksa ishte në një vizitë në Parkun Kombëtar Grand Teton me të fejuarin e saj, Brian Laundrie, 23 vjeç.

Policia aktualisht është duke kërkuar për të fejuarin e saj, vendndodhja e të cilit nuk dihet, njofton BBC. 

Laundrie u shpall i dyshuari kryesor në këtë rast, por nuk është akuzua për ndonjë krim. Ai nuk pranoi të fliste me policinë dhe u zhduk disa ditë më vonë.

Laundrie dhe Petito ishin nisur në një udhëtim kampi në vend në korrik, duke dokumentuar aventurat e tyre në mediat sociale. Por më 1 shtator, pas një muaji udhëtimi, Laundrie u kthye në shtëpi në Florida me furgonin e tyre të bardhë dhe pa Petiton.

Familja e saj raportoi se ajo ishte zhdukur 10 ditë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat