Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

Amerika

Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 17:02
Ilustrim

Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer vetëm disa orë pasi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vendosi që vaksina të jetë e disponueshme për personat e moshës mbi 65 vjeç, disa kategori punonjësish të vijës së parë dhe personat me probleme të caktuara shëndetësore. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje 60 milionë amerikanëve që kualifikohen, të bëjnë vaksinën shtesë ndaj COVID-19ës.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, amerikanët që kualifikohen po zënë radhën për të marrë dozën shtesë të vaksinës Pfizer ndaj COVID-19ës. Disa prej tyre kanë qenë duke pritur prej orësh.

Mendoj se të gjithë duhet bëjnë vaksinën shtesë sa më shpejt”, tha Carol Carson, e vaksinuar me dozën shtesë.

Vetëm 24 orë më parë, një komision i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve autorizoi vaksinën shtesë të kompanisë Pfizer për personat mbi 65 vjeç, personat me probleme afatgjata shëndetësore dhe punonjësit e vijës së parë të ekspozuar ndaj virusit, shkruan voa.

Vaksinat janë tashmë të disponueshme në spitale, në mbi 30 mijë qendra shëndetësore dhe farmaci në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të bindur të pavaksinuarit.

Të pavaksinuarit ngarkojnë spitalet, pavionet e urgjencës dhe të kujdesit intensiv, duke mos u lënë hapësirë të sëmurëve nga zemra apo kanceri që të marrin shërbim shëndetësor”, tha Presidenti Biden.

Duke folur dje nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve që kualifikohen që të bëjnë vaksinat ndaj COVID-19ës, dhe tha se do ta bënte vetë vaksinën përforcuese sa më shpejt të ishte e mundur.

Ashtu si doza e parë dhe e dytë, doza shtesë është falas dhe lehtësisht e disponueshme”, tha Presidenti Biden.

Ndërkohë në qytetin e Nju Jorkut, shkollat po përgatiten për mungesa të mundshme të stafit, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën detyrimi i vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat