Pamje si nëpër filma, policia vret pengmarrësin, shpëton pengun

Amerika

Pamje si nëpër filma, policia vret pengmarrësin, shpëton pengun

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Policia në Los Angeles të ShBA-së të premten vrau një të dyshuar të armatosur dhe shpëtoi një grua që u mor peng nga i dyshuari, i cili ia drejtoi armën te koka pengut, njoftuan forcat e sigurisë.

Policët u vunë në ndjekje të një të dyshuari në këmbë, pasi ai dyshohet se qëlloi me armë në drejtim të disa personave dhe u përpoq t’ia vidhte veturën një gruaje. Oficerët e ndoqën të dyshuarin deri në një bllok banesor dhe i përcollën veprimet e tij përmes pamjeve të një kamere vëzhgimi.

“Ata e panë të dyshuarin të armatosur me një armë në një korridor duke detyruar një grua që të shkonte me të. Në atë pikë, e dinim se kishim të bëjmë me peng. Ndonëse policët ishin jashtë objektit, ata e panë përmes dritares të dyshuarin duke ia drejtuar armën te koka pengut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policët e njësitë speciale, SWAT, më pas u futën në ndërtesë duke u mbështetur në veprimet e dhunshme të të dyshuarit dhe nga frika se i dyshuari do ta vriste pengun, shkruan Fox News.

I  dyshuari u qëllua nga policia dhe vdiq në vendin e ngjarjes. Gruaja që ishte peng i tij u dërgua në spital, por gjendja e saj nuk ishte e ditur menjëherë.

Një dëshmitar raportohet se e incizoi incidentin nga në ndërtesë në anën tjetër të rrugës dhe publikoi një video në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat