Vrau dhe fshehi të birin pasi i zbuloi “sekretin seksual” / Ky është dënimi për babain “monstër”

Amerika

Vrau dhe fshehi të birin pasi i zbuloi “sekretin seksual” / Ky është dënimi për babain “monstër”

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 00:51
Mark Redwine

Një baba “përbindësh” nga Colorado në SHBA është shpallur fajtor për vrasjen e djalit të tij adoleshent kur ai zbuloi koleksionin e imazheve të fshehta seksuale dhe u dënua me 48 vjet burg.

13-vjeçari Dylan u vra në nëntor të 2012. Mbetjet e trupit të tij, pa kokën u zbuluan nga kalimtarë në një zonë pyjore rreth 15 kilometra larg shtëpisë së babait të tij, Mark Redwine. Ndërkohë, mbetjet e kokës u gjetën vetëm në 2015.

Prokurorët thanë se Redwine ishte xhindosur kur mësoi se djali kishte zbuluar fotot e tij i veshur me të brendshme femrash dhe imazhe te tjera të ngjashme dhe për të mbajtur të fshehtë sekretin tij, ai e rrahu deri në vdekje. Mark u arrestua në vitin 2017.

“Si një baba, detyrimi juaj ishte të mbronit djalin tuaj nga lëndimi. Por në vend të kësaj ju i shkaktuat atij aq shumë plagë sa e vratë në shtëpinë tuaj. Madje dhe kur tërbimi juaj ishte qetësuar, ju përsëri nuk menduat për Dylan. Ju vazhduat të mendonit vetëm për veten duke spastruar skenën e krimit. Ju fshehët trupin e Dylan, aq sa hoqët kokën e tij nga pjesa tjetër e trupit”, tha gjyqtari i çështjes.

Mark mohoi vazhdimisht përfshirjen në vrasjen e të birit. Avokati i tij i mbrojtjes tha se ai ishte kthyer në shtëpi vetëm më 19 nëntor, pra një javë pas zhdukjes së të birit, duke pretenduar se ai mund të ishte marrë peng, ose jetë sulmuar nga ndonjë kafshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat