ShBA vret me dron një udhëheqës të lartë të Al-Qaedas në Siri

Amerika

ShBA vret me dron një udhëheqës të lartë të Al-Qaedas në Siri

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 10:22
Droni

Një udhëheqës i lartë i grupit Al-Qaeda është vrarë përmes një sulmi amerikan me dron në Siri, tha te premten Pentagoni. Sulmi ndodhi vetëm dy ditë pasi një bazë e përdorur nga koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja që lufton kundër ISIS-it u sulmua.

“Një sulm ajror i ShBA-së sot në veriperëndim të Sirisë e vrau udhëheqësin e lartë të Al-Qaedas, Abdul Hamid al-Matar”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Komandës Qendrore, Major John Rigsbee.

Ai shtoi se nuk ekzistojnë njohuri për pasoja të tjera, ndërsa sulmi është kryer duke përdorur një dron të tipit MQ-9, shkruan France24, transm

“Eliminimi i këtij udhëheqësi të lartë të Al-Qaedas do ta pengojë aftësinë e organizatës terroriste për të komplotuar dhe kryer sulme të mëtejme globale”, tha Rigsbee.

Në fund të shtatorit, Pentagoni vrau një komandant të lartë të grupit Al-Qaeda në Siri, Salim Abu-Ahmad, përmes një sulmi ajror afër Idlibit, në veriperëndim të Sirisë.

Konflikti në Siri ka krijuar një fushëbetejë të ndërlikuar, ku janë përfshirë ushtri të huaja, grupe militante dhe xhihadistë.

Që nga fillimi i saj më 2011, lufta në Siri ka lënë të vrarë rreth gjysmë milioni njerëz, ndërsa protestat kundër pushtetit janë shtypur në mënyrë brutale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat