Arratisja spektakolare/ Modelja joshëse shpërqendron rojet

Amerika

Arratisja spektakolare/ Modelja joshëse shpërqendron rojet

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 07:01
Aida Victoria Merlano

 Një modele e njohur në INSTAGRAM ka ndihmuar mamanë e saj t’i shpëtojë burgut, duke shpërqendruar rojen e sigurisë me "hiret" e saj.

Vajza kolumbiane, Aida Victoria Merlano, 21 vjeçe, raportohet se zbatoi planin e saj të guximshëm për të nxjerrë nënën nga burgu duke përdorur një litar dhe një motoçikletë.

Gjatë një gjyqi këtë javë, prokurorët thanë  se modelja ndihmoi ish-politikanen, Aída Merlano Rebolledo të arratisej nga një burg në Bogota, përmes një litari.

Image
Aida Victoria Merlano

Incidenti ndodhi në tetor 2019, kur Rebolledo, atëherë 38 vjeç, u bë senatore, por u dënua pak më vonë pasi autoritetet zbuluan prova të mashtrimit të votuesve, korrupsionit dhe posedimit të paligjshëm të armëve.

Ajo u dënua me 15 vjet burg, brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj, dhe u arratis vetëm dy javë më pas.

Mundësia për t'u arratisur lindi kur Rebolledo kishte një takim me dentistin. Ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer, në zyrën e dentistit që ndodhet jashtë burgut, ajo u lejua të hynte e vetme.

Pamjet nga El Tiempo tregojnë momentin kur ajo ishte në gjendje të zbriste nga dritarja duke përdorur një litar.

Image
Aida Victoria Merlano

Më pas atë e pret një burrë me motoçikletë dhe arratiset. Nga ana tjetër, vazja dyshohet se shpërqendroi rojet e sigurisë

Pothuajse një muaj më vonë ajo u shfaq në kopertinën e një reviste duke pozuar e zhveshur në pranga , me titullin "Rrëfehet vajza e kongresmenes së arratisur".

Rebolledo u kap përfundimisht në Venezuelë disa muaj më vonë, në janar 2020. Kësaj jave nisën gjyqet e Aída Victoria dhe një dentisti që kishte ndihmuar në arratisjen, të cilët mund të përballen me dënime të gjata nëse shpallen fajtorë. Vajza nuk është dënuar ende nga gjykata.

Shikojeni nga minuta 1:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat