Kerry: 100 miliardë dollarë ndihmë për vendet e varfra

Amerika

Kerry: 100 miliardë dollarë ndihmë për vendet e varfra

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:29
John Kerry

Njëqind miliardë dollarët e premtuar nga vendet e pasura për vendet e varfra mund të dorëzohen në vitin 2022, një vit më herët nga sa mendohej më parë, tha sot i dërguari amerikan për Klimën, John Kerry, sipas “The Guardian”.

“Zotimi i Japonisë për të paguar dy miliardë dollarë në vit do të zhbllokojë tetë miliardë dollarë të tjerë në vit në paratë e sektorit privat”, tha Kerry.

Një raport i OECD-së i 25 tetorit deklaroi se vendet në zhvillim do të kenë akses në 97 miliardë dollarë fonde publike dhe private në 2022 dhe 106 miliardë dollarë në 2023.

“Kjo do të thotë se deri në vitin 2022 ne do të kemi të gjithë 100 miliardë dollarët që donim dhe 100 miliardë dollarë në të ardhmen, kështu që le ta heqim këtë problem nga tryeza. Kjo ndryshon dinamikën”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat