Pas 26 vjetësh, një i burgosur në Amerikë shpallet i pafajshëm

Amerika

Pas 26 vjetësh, një i burgosur në Amerikë shpallet i pafajshëm

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:23
Dontae Sharpe

Një person nga Karolina Veriore i cili ishte i burgosur për 26 vjet është falur plotësisht nga guvernatori i këtij shteti amerikan.

Dontae Sharpe ishte arrestuar në vitin 1994 dhe që nga atëherë ka luftuar për të drejtat e tij për t’u liruar, ai doli nga burgu në gusht të vitit 2019.

“Emri i familjes sime është pastruar. Është larguar një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime”,ka thënë Sharpe në një intervistë për BBC.

Historia e tij e vë në pah se si mund të duhen vite për të marrë një falje të plotë edhe pasi një person shfajësohet dhe fiton lirinë e tij.

Guvernatori i këtij shteti, Roy Cooper, e ka shpallur faljen ndaj Sharpe, duke shtuar se ata që dënohen gabimisht si Sharpe meritojnë që kjo padrejtësi t’u njihet plotësisht dhe publikisht.

Me faljen e plotë, Sharpe mund të paraqesë një kërkesë për dëmshpërblim nga shteti.

“Liria ime ende nuk është e plotë për sa kohë që ka njerëz gabimisht në burg, dhe janë të dënuar gabimisht dhe ka njerëz që presin kërkim falje”, shtoi Sharpe.

“Unë kam qenë atje dhe e di se ka njerëz që janë të pafajshëm dhe e dinë se sistemi ynë është i korruptuar dhe duhet ndryshuar”.

Sharpe është një bashkëpunëtor i Forward Justice, ku ai mbron reformën e drejtësisë penale në Karolinën e Veriut.

Ai u dënua me një akuzë për vrasje të shkallës së parë për vrasjen e George Radcliffe. Muaj pas gjyqit, një dëshmitare okulare adoleshente e hoqi dorë nga dëshmia e saj, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat