Bashkëpunëtori i Trumpit dorëzohet në FBI, për t’u ballafaquar me akuzat për mosrespektim të Kongresi amerikan

Amerika

Bashkëpunëtori i Trumpit dorëzohet në FBI, për t’u ballafaquar me akuzat për mosrespektim të Kongresi amerikan

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:55
Këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon

Këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, është dorëzuar te autoritet për t’u ballafaquar me akuzat për mosrespektim të Kongresit amerikan, pasi refuzoi të dëshmojë lidhur me sulmet që ndodhën në Capitol Hill në janar të këtij viti.

Bannon nuk deshi të dëshmojë për këtë, e besohet se ai ishte informuar për planet për organizimin e protestave që eskaluan, kur mbështetësit e Trump u futën në Kongres.

Te premten ministria e Drejtësisë, edhe zyrtarisht ka akuzuar Bannonin, ish-strategun kryesor të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Tani ai rrezikohet të dënohet deri në një vit burgim dhe me një dënim prej 100 mijë dollarëve. Por, Bannon u dorëzua tek FBI-ja në Washington.

Kujtojmë që mbështetësit e Trumpit ishin futur në objektin e Kongresit amerikan në natën e 6 janarit, derisa ligjvënësit gjatë një takimi po konfirmonin fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat