Vankuveri goditet nga nje stuhi vdekjeprurëse

Amerika

Vankuveri goditet nga nje stuhi vdekjeprurëse

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një stuhi vdekjeprurëse ka shkaktuar prishjen e rrugëve dhe hekurudhave në Vankuver, Kanada. Autoritetet e kanë përshkruar fenomenin natyror si “një ngjarje që ndodh njëherë në shekull”.

Dy autostrada janë mbyllur pas dëmtimit nga përmbytja. Mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë për shkak të furtunës që goditi qytetin ditën e hënë. Një grua vdiq për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe sipas skuadrës së shpëtimit, të paktën dy njerëz të tjerë kanë humbur.

Vetëm në 24 orë, vendi tejkaloi mesataren mujore të reshjeve me atë që u quajt “lumi atmosferik”. Rreth 120 milje në verilindje të Vankuverit, në Merritt u evakuuan 7000 njerëz, ndërsa gjatë ditës së martë në këtë krahinë ra dëborë.

Helikopterë të pajisur me ekuipazhe të posaçme u dërguan për të shpëtuar 300 njerëz që ngecën në një rrugë të bllokuar.

Shirat dhe erërat janë rralluar që prej pasdites të së martës, por disa komunitete janë ende në gjendje të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat