Shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga moti i keq në Kanada

Amerika

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme nga moti i keq në Kanada

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 19:30
Kanada

Provinca perëndimore e Kanadasë, British Columbia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi u godit nga një stuhi e fuqishme që shkatërroi infrastrukturën rrugore. Forcat e Armatosura kanadeze janë mobilizuar për të ndihmuar mijëra banorë që kanë mbetur të bllokuar prej ditës së diel.

Kryeministri Justin Trudeau kërkoi ndihmë gjatë një vizite në Uashington dhe tha se trupat do të ndihmojnë për rindërtimin.

Një grua vdiq nga rrëshqitja e tokës dhe dy persona kanë humbur.

Image

Autoritetet rajonale ia kanë atribuuar katastrofën natyrore efekteve të ndryshimeve klimatike. Impakti i këtyre të fundit në frekuencën e stuhive është ende i paqartë, por temperatura e deteve e oqeaneve është rritur.

Kjo grumbullon më shumë energji që shkakton uragane, tufane e ciklon dhe si rezultat stuhitë janë më të fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat