Një kopje e Kushtetutës amerikane shitet për 43 milionë dollarë

Amerika

Një kopje e Kushtetutës amerikane shitet për 43 milionë dollarë

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 10:50
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara.

Një kopje e rrallë e Kushtetutës amerikane është shitur për 43.2 milonë dollarë në një ankand.

Ky njëherësh ka qenë çmim rekord për një dokument historik.

Identiteti i blerësit nuk është bërë i ditur.

Dokumenti i blerë është vetëm një prej 1 1 kopje të Kushtetutës së nënshkruar më 17 shtator 1787, në Sallën e Pavarësisë nga themeluesit e Amerikës.

Sipas udhëheqësve të ankadit, ky dokument është planifikuar të shitet për 15 deri në 20 milionë dollarë.

Një grup prej rreth 17,000 investitorësh të valutave digjitale nuk ka arritur të fitojë ankadin.

Grupi, KushtetutaDAO, ka thënë se ka mbledhur 40 milionë dollarë për të blerë dokumentin, në iniciativën më të madhe të financimit nga një grup njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat