​Shpërthen zjarri në ndërtesën 49-katëshe, bllokohet një pjesë e qytetit

Amerika

​Shpërthen zjarri në ndërtesën 49-katëshe, bllokohet një pjesë e qytetit

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 23:28
Manhatan

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë të lartë në afërsi të Time Square në Manhatan, ku nuk ka persona të lënduar.

Sipas Reuters, regjistrimet që janë shfaqur në rrjetet sociale tregojnë se nga një ndërtesë në ndërtim në qendër të Manhatanit po del tym.

Zjarri u raportua pak pas orës 10:20 të mëngjesit me orën lokale në katin e 10-të të kullës 49-katëshe, që ndodhet pak blloqe larg nga Qendra Rockefeller.

Sipas mediave lokale, ndërtesa në ndërtim e sipër është planifikuar të akomodojë hotelin e ri Rio Manhattan Plaza Times Square.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut tha se rreth 78 zjarrfikës iu përgjigjën aksidentit dhe kaluan pothuajse një orë duke luftuar flakët para se ta vendosnin zjarrin nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat