Uiskonsin: Ngasësi i makinës në turmë pritet të akuzohet për vrasje të qëllimshme

Amerika

Uiskonsin: Ngasësi i makinës në turmë pritet të akuzohet për vrasje të qëllimshme

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Pamje kur makina ka hyrë në një turmë që po festonte në Uiskonsin. 21 nëntor 2021.

Zyrtarët në Uiskonsin ka thënë se synojnë të akuzojnë ngasësin e makinës që hyrë në një paradë të Krishtlindjes, me pesë akuza për vrasje të qëllimshme.

Policia ka thënë se Darrell Edward Brooks Jr, 39-vjeçar, ka vrarë pesë persona të moshave nga 52 deri në 81 vjeç dhe ka plagosur 48 të tjerë në Vaukesha, duke përfshirë një fëmijë.

Ata kanë thënë se Brooks ka qenë duke ikur nga një mosmarrëveshje familjare kur ka hyrë në turmë me makinë.

Sipas zyrtarëve ai mund të përballet edhe me akuza tjera, varësisht nga hetimet.

Policia në Vaukesha ka thënë se incidenti nuk përbën akt të terrorizmit.

Në mesin e viktimave kanë qenë edhe persona në moshë që kanë qenë pjesë e grupit të vallëzimit.

“Grupi ynë ka qenë duke bërë ata që ka dashur shumë, duke performuar para turmës në një paradë dhe duke i bërë të qeshin të gjitha moshat”, kanë thënë anëtarë të grupit përmes një postimi në Facebook.

Sipas autoriteteve në Uiskonsin, ky ka qenë incidenti më i rëndë në vjetët e fundit që ka përfshirë edhe fëmijë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat