Grushtohet amerikani me ngjyrë që lëvizë me ndihmën e karrocës në New York – policia në kërkim të tre sulmuesve

Amerika

Grushtohet amerikani me ngjyrë që lëvizë me ndihmën e karrocës në New York – policia në kërkim të tre sulmuesve

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Në shtetin amerikan të New Yorkut, disa persona goditën me grushte një burrë me ngjyrë.

Në ngjarjen e cila u pasqyrua në kamerën e sigurisë, shihen tre persona duke sulmuar amerikanin me ngjyrë, i cili lëvizë me ndihmën e karrocës me rrota.

Policia njujorkeze tha se sulmuesit i vodhën telefonin gjersa në kuletë kishte 800 dollarë.

Policia është në kërkim të autorëve që aktualisht janë në arrati, raportojnë mediat amerikane.

Ndryshe, Bronx konsiderohet si lagjja me më së shumti raste të tilla dhe më e rrezikshmja në New York. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat