19 viktima dhe mbi 30 të lënduar nga mosfunksionimi i frenave të autobusit

Amerika

19 viktima dhe mbi 30 të lënduar nga mosfunksionimi i frenave të autobusit

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 21:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident në Meksikën Qendrore.

Sipas autoriteteve meksikane autobusi me pasagjerë që udhëtonte u përplas me një shtëpi.

Autobusi turistik që po shkonte për në një vend fetar në shtetin e Meksikës pati një problem me frenat dhe si pasojë u shkaktua përplasja me ndërtesën.

Ministria e Shëndetësisë, deklaroi se në mesin e të plagosurve gjenden shumë gra dhe fëmijë.

Zyrtarët thanë se autobusi ishte nisur për në Santuario del Señor de Chalma, një vend i krishterë adhurimi.

Pelegrinazhet fetare janë të zakonshme në Meksikë përpara 12 dhjetorit, ditën e Virgjëreshës së Guadelupes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat