Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u vendos në izolim, pasi një person i drejtoi armën vetes

Amerika

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u vendos në izolim, pasi një person i drejtoi armën vetes

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 21:37
Policia po përpiqej të hynte në dialog me personin që dukej se ishte rreth të 60-ave

Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork u vendos në izolim të mërkurën, ndërsa policia iu përgjigj një situate ku një person i kishte drejtuar armën vetes para njërës prej hyrjeve të godinës.

Videot e drejtpërdrejta nga vendngjarja tregonin një prani të madhe të forcave policore rreth kompleksit në pjesën lindore të Manhatanit, ndërsa personi bënte ecejake.

Policia po përpiqej të hynte në dialog me personin që dukej se ishte rreth të 60-ave, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD).

Policia shkruante në Twitter se kishte ndaluar qarkullimin e automjeteve rreth selisë.

"Aktualisht nuk ka asnjë kërcënim për publikun," tha ai.

"Nuk kemi asnjë informacion që ky person të jetë anëtar ose ish-anëtar i personelit, apo të ketë ndonjë lidhje me OKB-në", u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Zoti Dujarric tha se një bllokim i plotë u lehtësua pjesërisht në fillim të pasdites me rihapjen e një hyrjeje të veçantë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat