Varrosen mbetjet e 15 personave të vrarë para 30 vjetësh

Amerika

Varrosen mbetjet e 15 personave të vrarë para 30 vjetësh

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:52
15 personat u vranë në vitin 1991 gjatë një konflikti të armatosur, në të cilin u përfshi edhe ushtria

Mbetjet e 15 personave që ishin vrarë nga ushtria e Perusë në Ande para 30 vjetësh, janë varrosur të premten.

Të afërmit e viktimave, në mesin e tyre edhe shtatë fëmijë, kanë shikuar specialistët e forenzikës teksa vendosnin mbetjet nëpër arkivole.

15 personat u vranë në vitin 1991 gjatë një konflikti të armatosur, në të cilin u përfshi edhe ushtria.

Plani për të nxjerrë dhe identifikuar mbetjet ishte i vështirë për shkak se viktimat u vranë në një minierë që gjendej në 4 mijë e 400 metra lartësi.

Konflikti 20-vjeçar mes ushtrisë së Perusë dhe grupeve rebele la të vdekur më shumë se 70 mijë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat