E refuzoi për të dalë në takim, 20-vjeçari vret me thikë kolegen e punës

Amerika

E refuzoi për të dalë në takim, 20-vjeçari vret me thikë kolegen e punës

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:22
Delfina Pan, Mariani

Një burrë në Florida ka goditur për vdekje kolegen e tij pasi ajo i refuzoi ftesat për të dalë në takime.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se 20 vjeçari ka sulmuar me thikë kolegen e tij Delfina Pan. I gjithë sulmi ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit.

Mariani dhe Pan, të cilët të dy raportohet se janë argjentinas, kanë punuar së bashku në restorantin Kansas Bar and Grill dhe mësohet se ajo i ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij për të dalë në një takim.

Autoritetet kanë bërë me dije se i riu u shfaq në shtëpinë e Pan në North Beach dhe e priti viktimën.

Kur Pan arriti në banesën e saj, Mariani i kërkoi asaj që ta linte të hynte në apartament, gjë që ajo refuzoi ta bënte.

Ai më pas nxori një thikë dhe goditi viktimën pa e menduar dy herë.

Mariani më pas hoqi këmishën e tij dhe goditi veten me thikë në pjesën e sipërme të gjoksit.

Të dy u dërguan me urgjencë në Spitalin Memorial Jackson, ku e reja humbi jetën ndërsa i riu mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat