Shkon gati 795 mijë numri i viktimave në SHBA

Amerika

Shkon gati 795 mijë numri i viktimave në SHBA

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 06:50
Ilustrim

Ka shkuar gati 795 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins, me 4 mijë e 420 vdekjet gjatë 24 orët e fundit, numri total i viktimave shkoi në 794 mijë e 648.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,66 milionë, me 125.546 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,14 milionë raste të konfirmuara dhe 75.178 të vdekur.

Në SHBA deri më tani rreth 237,4 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200,7 milionë dozën e dytë dhe 49,9 milionë kanë marrë tre doza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat