Nëna përjeton tmerrin pasi djali i mbeti në ashensor

Amerika

Nëna përjeton tmerrin pasi djali i mbeti në ashensor

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 10:06
Pamje nga videoja

Një nënë e dy fëmijëve në Brazil është gjendur në një moment drithërues kur djali i saj njëvjeçar hyri në ashensorin e ndërtesën ku banon, duke shkuar për 17 kate më poshtë

Vogëlushi i saj kaloi pak më shumë se një minutë në ashensor gjatë aventurës së tij të madhe.

Dhe e gjitha kishte ndodhur derisa ai po luante me vëllain e tij trevjeçar, Dom.

Dom donte të thërriste ashensorin për babanë e tij, Pedro, i cili kishte ardhur në shtëpi për drekë.

Ai shtypi butonat dhe u largua, derisa vëllain e la brenda ashensorit.

Për fat të mirë, krejt kjo ngjarje përfundoi pa asnjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat