10 republikanët me më shumë gjasa për të kandiduar për president- 2024

Amerika

10 republikanët me më shumë gjasa për të kandiduar për president- 2024

Nga: Beqir Sina Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Donald Trump

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mbas këtij viti dhe nisjen e vitit të ri, (2022) janë tre vjet larg, por republikanët tashmë kanë filluar të “projektojnë” kalorësit për kandidatët e tyre në zgjedhjet paraprake, që nisin në 2023.

Mirëpo, sipas praktikave të dy partive më të mëdha në vend, viti i dytë i çdo presidence, nisë brenda partive përzgjedhjet , të cilat fillojn formalisht me një deklarim publik, fushat ose mediatike.

Kështuqë, lëvizjet e gjertanishme edhe përsëritura të ish-presidentit Trump se ai mund të bëjë një tjetër ofertë për Shtëpinë e Bardhë, mbetet ndoshta pengesa më e madhe për pretendentët e tjerë të mundshëm, brenda partisë Republikane.

Ndërsa askush gjeritani nuk ka folur përfundimisht për planet e tyre për vitin 2024, shumë kandidatë të mundshëm tashmë kanë filluar rrjetëzimin me udhëheqësit dhe donatorët e GOP në shtetet kyçe, ndërsa testojnë mesazhet e mundshme të fushatës në paraqitjet publike, në vet-sondazhe.

Simbas portalit më prestigjoz të Washingtonit The Hill, këta emra ndoshta janë 10 republikanët më të mundshëm për të kandiduar për president në 2024:

Donald Trump

Trump me lëvizjet e tij entusiaste prej se kur mendon se u largua i “vjedhur” nga Presidenti Biden - dhe humbi zgjedhjet e 5 Nëntorit 2020 me një humbje historike duke marr 75 milion vota - ka “ngacmuar” ambicjen e tij te mundësia e një rikthimi në vitin 2024. 

Simbas,  analistve amerikan thuhet se me 20 Janar 2022, pothuajse që nga momenti që ai u largua nga Zyra Ovale, Donald Trump do të “japi” sinjale serioze për kanidaturën për President në 2024.

Ai ka shmangur ofrimin e specifikave të kandidimit në lidhje me procesin e tij të strategjisë, megjithëse, ka thënë vazhdimisht se mbështetësit e tij do të jenë "shumë të lumtur" me vendimin e tij, shkruan The Hill.

Njoftimi zyrtar i fushatës - republikane sipas opinionistve amerikan ka të ngjarë të jetë këtë fund-viti.

Në një intervistë me Fox News të botuar në fillim të nëntorit, Trump, tha se ai "ndoshta" do të presë deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022 për të njoftuar nëse do të bëjë apo jo një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë”.

Nëse ai do të “hidhet”në garë, ai do të fillonte si favoriti i menjëhershëm për të fituar nominimin - të paktën tani për tani tregojn sondazhet : Një sondazh i Politico/Morning Consult i publikuar në mes të dhjetorit zbuloi se 69 përqind e votuesve republikanë duan që Trump të bëjë një ofertë për rikthim në 2024.

Ron DeSantis

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka thënë se ai është fokusuar vetëm në fushatën e tij të rizgjedhjes në 2022, por kjo nuk i ka mbyllur spekulimet se një kandidim presidencial mund të jetë në kartat e tij personale, pa marrë parasyshë se “miku” i tij i madh Donald Trump do të “hidhet” vet në garë.

DeSantis u bë një i admiruar konservator vitin e kaluar për qasjen e tij të ashtuquajtur “laissez-faire” ndaj pandemisë së koronavirusit dhe reagimin shpesh të indinjuar ndaj këshillave të zyrtarëve të shëndetit publik. 

Ai gjithashtu ka mbajtur fushata për mbledhje fondesh dhe ngjarje të tjera, duke bërë që shumë ato pë ti parë si një  matëse politike një “dedektor” nëse ai mundet apo jo të shikojë përtej vitit 2022.

“Ka pak dyshime në aftësitë e DeSantis për mbledhjen e fondeve nëse ai do të bënte një ofertë presidenciale. Komiteti i tij politik ka gati 67 milionë dollarë në bankë dhe ai tashmë ka marrë kontribute nga donatorët në të 50 shtetet” shkruan The Hill.

Ajo që është e paqartë është nëse DeSantis do të kandidonte ende për president nëse Trump do të hynte në garë, me apo qenë në garë Trump. Megjithse, ndryshe nga shumë kandidatë të mundshëm për vitin 2024, DeSantis nuk ka thënë ende publikisht se nuk do të kandidojë nëse Trump e bën këtë.

Mike Pence

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence do të duket të jetë një zgjedhje e qartë për republikanët në vitin 2024, duke pasur parasysh katër vitet që ai kaloi si numri 2 i Trump, dhe dekleratve të tija në intervistat më të fundit.

Ai ka vizituar New Hampshire dhe shtete të tjera të hershme parësore, duke nxitur spekulime për ambiciet e tij politike. Dhe veçanërisht, ai nuk e ka përjashtuar një vrapim-runing për President.

"Unë mund t'ju them sinqerisht në vitin 2023, unë dhe familja ime do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Do të reflektojmë, do të lutemi dhe do të përcaktojmë se ku mund të shërbejmë më mirë dhe do të shkojmë atje ku na thërrasin." i tha ai CNN gjatë një ndalese në New Hampshire në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, ka pyetje rreth asaj se sa i “pëlqyeshem” do të ishte Pence në zgjedhjet paraprake të GOP. Trump dhe mbështetësit e tij kanë shprehur zhgënjim me Pence për mbikëqyrjen e certifikimit të votave elektorale më 6 janar, dhe ish-presidenti tha në një ngjarje në Florida këtë muaj se Pence ishte "plagosur për vdekje" brenda GOP për rolin e tij në çertifikimin e zgjedhjeve më 6 janar 2021.

Chris Christie

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, një aleat i dikurshëm i Trump, ka marrë një qasje gjithnjë e më konfrontuese ndaj ish-presidentit lidhur me pretendimet e tij “për vjedhje dhe për mashtrim”, në zgjedhjet e vitit 2020.

Këto goditje, si dhe një numër dekleratash gjithnjë e më agresive publike, kanë ndezur “zërat” se ish-guvernatori i Nju Xhersit mund të shikojë një tjetër kandidim presidencial pas ofertës së tij të pasuksesshme për nominimin e GOP në 2016.

Në paraqitjet publike, Christie ka kërkuar të përvijojë një drejtim të ri për republikanin post-Trump, duke u kërkuar republikanëve që të fokusohen në të ardhmen dhe të largohen nga dëshira e Trump për të rilidhur garën presidenciale vetem me atë të vitit 2020.

Por kjo strategji rrezikon gjithashtu të izolojë bazën republikane që mbetet besnike ndaj Trump dhe vizionit të tij për GOP, dhe nuk është e qartë nëse do të jetë një mesazh fitues në zgjedhjet paraprake të 2024-ës.

Nikki Haley

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, po bën atë që do të bënin shumica e kandidatëve të mundshëm presidencialë, teksa po vënë në “kandar” që peshojnë një garë për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo zyrtarisht dihet se e ka formuar një komitet të veprimit politik (PAC) për të nxitur kandidatët republikanë përpara zgjedhjeve afatmesme të vitit 2022, dhe ajo ka bërë takime zyrtare në shtetet e hershme kritike për zgjedhjet paraprake dhe grupe parlamentare, gjatë gjithë kohës prej kur u largua nga Ambasadore e SHBA në Kombet e Bashkuara, duke u përpjekur të “notojë” në dinamikën e ndërlikuar politike të republikanëve post-Trump.

Por Haley gjithashtu e gjen veten në një pozitë të pasigurt  shkruan The Hill.

“Ajo e zemëroi Trumpin në fillim të këtij viti për kritikimin e refuzimit të tij për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe rolin pasues në trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA.”

Që atëherë, megjithatë, ajo ka marrë një qasje më respektuese ndaj ish-presidentit. Në prill, Haley tha se ajo nuk do të kandidojë për presidente në 2024 nëse Trump e bën këtë. Ndërkoh që këtë qëndrim e ndryshoi në tetor, duke thënë se vendimi i saj nuk varej nga ajo që bën Trump.

Ted Cruz

Cruz kërkoi nominimin presidencial republikan në vitin 2016 duke humbur ndaj Trump, në një primare veçanërisht të hidhur. Ai u bë një nga nxitësit më të zëshëm të Trump në Capitol Hill gjatë mandatit të ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë, por kjo nuk e ka penguar atë të shikojë një tjetër ofertë presidenciale të tijën.

Ai i tha portalit konservatore të lajmeve Newsmax në fillim të këtij viti se ai "me siguri po shikon" një tjetër kandidim presidencial dhe ai nuk është zotuar ende të heqë dorë nga një ofertë e Shtëpisë së Bardhë edhe nëse Trump vendos të marrë një vendim pêr rikthim në presidencë.

I pyetur në "Face the Nation" të CBS muajin e kaluar nëse ai do ta sfidonte Trumpin në vitin 2024, Cruz tha se ish-presidenti "do të ishte shumë, shumë i “frikshëm” në se ri-hidhet në garë” dhe se kësaj radhe ai ishte tepër pranë të mposhtjes së Trump  pra në dukje me zgjedhjet paraprake të 2016-ës.

"Unë dola në vendin e dytë," tha Cruz. "Ka një histori të gjatë që nënkampionët të bëhen kampionë ndër kandidatët e radhës."

Mike Pompeo

Ashtu si Haley, ish-sekretari i shtetit Mike Pompeo ka nisur një lëvizje “diplomatike” në PAC gjoja për të nxitur kandidatët e GOP në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022, duke bërë gjithashtu takime  në shtetet e para ku nisin zgjedhjet paraprake dhe me grupet kongresit dhe senatit në Capitol Hill.

Pompeo ka thënë se fokusi i tij për momentin është të ndihmojë republikanët të rimarrin kontrollin e Dhomës dhe Senatit vitin e ardhshëm, duke shmangur pyetjen se sa seriozisht po e shikon një kandidim të mundshëm presidencial. Por ai ende nuk ka thënë nëse Trump do të ketë një efekt në vendimin e tij të përgjithshëm.

I pyetur nga drejtuesi i Fox News Sean Hannity në fillim të këtij viti nëse ai do të kandidonte nëse Trump vendos të kalojë në një tjetër fushatë presidenciale, Pompeo tha se ai është "gjithmonë gati për një luftë më të mirën për partinë e tij si Republikan konservator".

Kristi Noem

Guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem ka këmbëngulur vazhdimisht se ajo është fokusuar vetëm në ofertën e saj për rizgjedhje në vitin 2022 dhe nuk po planifikon të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Ajo gjithashtu ka thënë se dëshiron ta shohë Trumpin si kandidatin e ardhshëm presidencial të GOP, duke e “nxjerr” veten jashtë garës paraprake.

Por kjo nuk i ka ndaluar spekulimet se ajo mund të ketë ambicie përtej rezidencës së guvernatorit të Dakotës së Jugut. Noem shihet si një yll në rritje mes republikanëve dhe ka përkrahjen e saj në një rrjet kombëtar për mbledhjen e fondeve që i ka vëzhguesit e saj që pyesin atë për ambiciet e saj në të ardhmen.

Në fillim të këtij viti, fushata e saj nisi një takim me PAC në rang federal që mund të shpërndajë fondet në zgjedhjet jashtë Dakotës së Jugut dhe të krijojë një sasi parash që mund të përdoret për një fushatë të ardhshme federale.

Tom Cotton

Senatori Tom Cotton (R-Ark.) e ka pozicionuar veten si një nga kundërshtarët më të zëshëm të administratës Biden në Senat, duke bërë paraqitje të shpeshta në Fox News për të kritikuar presidentin dhe politikat e tij.

Ai është gjithashtu i grumbulluar me udhëheqësit e GOP në shtete si Iowa dhe New Hampshire - shteti i parë presidencial dhe shteti primar, respektivisht. I pyetur gjatë një ngjarjeje në Londonderry, N.H. në tetor në lidhje me një ofertë të mundshme të vitit 2024, Cotton nuk iu shmang idesë, së “pa-treguar” për një kandidatur paraprake në GOO për presidencialet 2024.

“Unë pres që do të kthehem përsëri në New Hampshire në të ardhmen”, tha ai për Insajder.

Larry Hogan

Si guvernator i republikanëve të një shteti blu, guvernatori i Maryland-it, Larry Hogan, ka kërkuar të ndërtojë një reputacion kombëtar si një republikan tradicional në frymën e ish-presidentit Ronald Reagan. Ai ka qenë gjithashtu një kritik i zëshëm i Trump, gjë që mund t'i japë atij një korsi unike në garën “kalorsike” të zgjedhjeve paraprake në Partijë Republikane për të kandiduar nëse ai bën një ofertë për Shtëpinë e Bardhë në 2024.

Hogan ka këmbëngulur se ai është fokusuar në përfundimin e mandatit të tij si guvernator, ndërsa përpiqet ta drejtojë vendin drejt një debati politik më civil. Por ai nuk i ka shmangur plotësisht bisedat për një shfaqje të mundshme të vitit 2024, duke pranuar gjatë një interviste në "This Morning" të CBS në fillim të këtij viti se ai "nuk e ka përjashtuar atë".

Hogan është gjithashtu një nga pretendentët e paktë të mundshëm të GOP që nuk do të pengohej të kandidonte nëse Trump fillon një fushatë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat