Babai vret vajzën 16-vjeçare pasi e ngatërroi me një hajdut që po i hynte në shtëpi

Amerika

Babai vret vajzën 16-vjeçare pasi e ngatërroi me një hajdut që po i hynte në shtëpi

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë qëlloi për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare në shtëpinë e familjes në Ohio, SHBA pasi e ngatërroi atë me një hajdut.

Kshu ka deklaruar nëna e viktimës në polici.

Nëna telefonoi 911 pas të shtënave dhe tha se bashkëshorti i saj kishte qëlluar dikë që po tentonte të futej në shtëpi pasi sistemi i sigurisë ishte aktivizuar, thanë autoritetet.

Në një regjistrim të telefonatës 911, babai pyet vajzën e tij se çfarë po bënte aty dhe të dy prindërit luten që vajza, Janae Hairston, të zgjohej.

Vajza u dërgua në spital dhe humbi jetën disa orë më vonë, thanë autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat