Mehaj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në Bronx

Amerika

Mehaj shpreh ngushëllime për familjet e viktimave në Bronx

Më: 10 janar 2022 Në ora: 13:31
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut.

“Jemi të tronditur me tragjedinë e djeshme në Bronks të Nju-Jorkut, ku nga zjarri që kaploi një ndërtesë banimi, vdiqën 19 persona, prej tyre 9 fëmijë.

Me këtë rast, ndajmë dhembjen e madhe me familjet e viktimave, kombin dhe qeverinë amerikane”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Në ditë të vështirë e ditë të mirë jemi dhe do të jemi gjithmonë së bashku me miqtë tanë të pazëvendësueshëm amerikan”, ka përfunduar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat