Sondazh 2022: Vlerësimi i miratimit të Biden bie në 24% me të pavarurit

Amerika

Sondazh 2022: Vlerësimi i miratimit të Biden bie në 24% me të pavarurit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 janar 2022 Në ora: 14:30
Joe Biden

Vlerësimet e pëlqimit të Presidentit Joe Biden me votuesit me luhatje vendimtare (eminenca gri),kanë arritur një nivel të ri të ulët, i pa precedent në historinë amerikane me sondazhet e presidentve në vitin e parë të punës së tyre.

Sondazhi i vitit të ri 2022, dhe i pari në nivel kombëtar i  Daily Kos/Civiqs Poll    pyeti 1,378 votues të regjistruar në Shtetet e Bashkuara për punën e presidentit në Amerikë me të cilin ata janë të kënaqur - dhe të pakënaqur tregojë se vetëm 24% të të Pavarurve janë ata të pyetur që e miratojnë punën e presidentit, zbuloi sondazhi i ri i Daily Kos/Civiqs Poll.

Sondazhi i 4 janarit zbuloi se në nivel kombëtar, 56% e votuesve të regjistruar nuk e miratojnë mënyrën se si Biden po e trajton punën e tij si president. Ky numër është më shumë se 10% nga kur Biden u betua për herë të parë në Ditën e Inaugurimit, me 43% të votuesve që nuk e miratuan.

Nga të pesëdhjetë shtetet, vetëm tre (Hawaii, Massachusetts dhe Vermont) e miratojnë performancën e presidentit. 

Biden është gjithashtu prapa në vlerësimet e miratimit në të katër moshat demografike: 18-34, 35-49, 50-64 dhe 65+. Midis atyre të moshës 18 deri në 34 vjeç, vlerësimi i miratimit të Biden është më i ulëti në 27%, me 58% që nuk e miratojnë.

Sondazhi i Civiqs, i ndarë nga linjat partiake, zbuloi se 96% e republikanëve nuk e miratojnë, ndërsa 73% e demokratëve miratojnë performancën e presidentit të 46-të në punë. (Po lidhur me  sondazhet: Vlerësimi i miratimit të Bidenit është ulur aq shumë sa që Kamala është tani 6 pikë më i lartë)

Votuesit me ngjyrë i dhanë Biden një vlerësim prej 63% të miratimit, ndërsa votuesit hispanikë duket se po shtrëngojnë hendekun midis miratimit dhe mosmiratimit. Dyzet e tetë për qind e votuesve hispanikë e miratojnë, ndërsa 42 për qind nuk e miratojnë.

Një sondazh tjeter i mbajtur nga The Wall Street Journal javen e fundit të vitit që lamë pas zbuloi se republikanët kanë marrë nga opinionet e këtyre sondazheve fitime të shpejta në eminecën gri votuesit e “luhatur” me votimin demografik hispanik. 

Kur u pyetën në dhjetor kjo shtres e cila tregon gjithmon se është shumica e pa përcaktuar (pa parti)se cilën parti do të mbështesnin nëse zgjedhjet afatmesme të Kongresit 2022 do të ishin sot, 37% e votuesve hispanikë thanë se do të mbështesnin kandidatin republikan për kongres dhe 37% thanë se do të favorizonin demokratin.

Anketuesi demokrat John Anzalone, kompania e të cilit kreu Anketën e Wall Street Journal, së bashku me firmën e anketuesit republikan Tony Fabrizio, tha se vota hispanike është diçka për të cilën “do të duhet të luftojnë” të dyja partitë “ sepse ajo është vota më e rëndësishme në Amerikë, dhe në zgjedhjet e Senatit dhe Kongresit këtë Nëntor janë vendimtare” se kush do të marr Senatin dhe Kongresin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat