Ministrja e Jashtme kanadeze do të vizitojë Ukrainën, zotohet të pengojë agresionin rus

Amerika

Ministrja e Jashtme kanadeze do të vizitojë Ukrainën, zotohet të pengojë agresionin rus

Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:15
Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly do të vizitojë Kivein javën e ardhshme për të riafirmuar mbështetjen për sovranitetin ukrainas dhe për të përforcuar përpjekjet për të penguar “veprimet agresive” nga Rusia, tha Otava të shtunën.

Sipas medieve të huaja, Moska ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuar thanë të premten se kishin frikë se Rusia po përgatitë një pretekst për të pushtuar nëse diplomacia nuk arrinte objektivat e saj.

Kanadaja ka mbajtur qëndrim të ashpër me Moskën që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

“Grumbullimi i trupave dhe pajisjeve ruse në dhe rreth Ukrainës rrezikon sigurinë në të gjithë rajonin. Këto veprime agresive duhet të pengohen”, tha Joly në një deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat