Shmanget katastrofa nga zjarri në fabrikën e kimikateve në Nju Xhersi

Amerika

Shmanget katastrofa nga zjarri në fabrikën e kimikateve në Nju Xhersi

Më: 15 janar 2022 Në ora: 21:07
Në këtë imazh të marrë nga një video e siguruar nga Mikey B, një zjarr shfaqet pranë një uzine kimike më 14 janar 2022 në Passaic, New Jersey. (Mikey B nëpërmjet AP)

Një zjarr vazhdoi të digjet në mënyrë dramatike gjatë gjithë natës dhe deri në mëngjesin e të shtunës pranë një fabrike kimikatesh në veri të Nju Xhersit. Autoritetet nuk lëshuan urdhëra evakuimi dhe nuk pati lëndime serioze, ndërsa tymi i rëndë dhe era e djegies u ndjenë deri në qytetin e Nju Jorkut.

Zjarri në fabrikën e kimikateve të kompanisë Majestic Industries and Qualco në Passaic, përfshiu godinat ku magazinoheshin materiale plastike, palete e klorinë, thanë zyrtarët. Megjithatë u arrit të shmangej katastrofa.

Ekipet e emergjencave luftuan me flakët deri në mëngjes tha kryebashkiaku Hector Lora, dhe u arrit që të izolohej zjarri.

Banorët u këshilluan të mbyllnin dritaret, por nuk iu kërkua të evakuohen. Zyrtarët thanë se cilësia e ajrit ishte e pranueshme dhe se do të vazhdonin monitorimin.

Megjithatë disa banorë u larguan vetë.

Moti shumë i ftohtë ngriu ujin në pompa dhe tuba, duke i penguar sigurimin e ujit nga lumi Passaic si dhe duke shkaktuar rrëshkitjen e zjarrfikësve. Një zjarrfikës u paraqit në spital me lëndim në sy./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat