​Shpërthim në Nju Jork, një i vdekur e nëntë të plagosur

Amerika

​Shpërthim në Nju Jork, një i vdekur e nëntë të plagosur

Më: 18 janar 2022 Në ora: 21:52
​Shpërthim në Nju Jork

(E plotësuar) - Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë u plagosën, përfshirë pesë oficerë policie, në një shpërthim dhe zjarr që shembi një ndërtesë në New York City të martën, njoftoi tha departamenti i zjarrfikësve.

Incidenti ndodhi në lagjen Bronx, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve. Mediat thanë se një shpërthim gazi u bë shkak për zjarrin që çoi më pas në shembjen e ndërtesës.

Një video e postuar në faqen e internetit të New York Post tregonte flakë dhe shtëllunga tymi të zi jashtë një ndërtese ndërsa oficerët e policisë u kërkonin njerëzve të largoheshin nga vendngjarja.

Në fillim të këtij muaji, 17 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një godinë Bronks

***

Një person ka humbur jetën sot, ndërsa nëntë janë lënduar nga shpërthimi i gazit, i cili shkaktoi zjarr dhe shembje të pjesshme të një ndërtese në Nju Jork.

Sipas zjarrfikësve, në mesin e të plagosurve janë pesë policë.

Një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës tha se incidenti ndodhi në një rrugë në Bronx, sipas Reuters.

Policia tha se gruaja 77-vjeçare u shpall e vdekur në vend, përcjell NBC News.

Pamjet e publikuara tregojnë një re tymi që ngrihet mbi ndërtesë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat