Kryebashkiaku konverton pagën në kriptovalutë

Amerika

Kryebashkiaku konverton pagën në kriptovalutë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:18
Kryetari i Bashkisë në Nju Jork, Erik Adams

Kryetari i Bashkisë në Nju Jork, Erik Adams është shprehur se ai do të konvertojë pagën e tij të parë të këtij viti direkt në kriptomonedhë.

Ai do të përdorë platformën Coin Base për të konvertuar pagën e tij në Bitcoin dhe Etherium dhe këtë gjë duket se do ta bëjë edhe në dy muajt në vijim.

Adams është shprehur se Nju Jorku është qendra e botës dhe ata synojnë të kthejnë atë edhe në qendrën e kriptomonedhave dhe inovacioneve të tjera financiare.

Konvertimi i pagesës në kriptovalutë të jep mundësinë e ruajtjes së fondeve të investuara në një portofol online.

Pavarësisht popullaritetit në rritje të personave që kanë investuar paratë e tyre në kriptomonedhë, tregu ka pësuar luhatje të ndjeshme në vlerat e tyre.

Vendimi i Adams për të konvertuar pagën e tij në kriptomonedhë shihet si shembull për mundësitë e larmishme dhe inovative të individëve për të menaxhuar financat e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat