Juria e posaçme në Xhorxhia për ndërhyrje në zgjedhje nga ish-presidenti Trump

Amerika

Juria e posaçme në Xhorxhia për ndërhyrje në zgjedhje nga ish-presidenti Trump

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:45
Donald Trump

Në shtetin e Xhorxhias, gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për ngritjen e një jurie të madhe speciale, në kuadër të hetimeve ndaj ish Presidentit Donald Trump dhe ndihmësve të tij, nën dyshimet se janë përpjekjur t’i bëjnë presion zyrtarëve elektoralë të këtij shteti të përmbysnin fitoren në zgjedhje të Presidentit Biden.

Juria e madhe speciale pritet të fillojë nga funksionimi më 2 maj për një periudhë një vjeçare.

Prokurorja Fani Willis në kërkesën e saj i shkruan gjykatës se “ka informacione që tregojnë se ekziston një mundësi e arsyeshme se gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara mund të ketë patur ndërhyrje kriminale”.

Në qendër të hetimeve, është telefonata e ish Presidentit Trump për një zyrtar të lartë elektoral të shtetit ku i kërkon “të gjejë votat e nevojshme”./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat