Dy zyrtarë policorë qëllohen në një kolegj në Virginia, arrestohet i dyshuari i armatosur

Amerika

Dy zyrtarë policorë qëllohen në një kolegj në Virginia, arrestohet i dyshuari i armatosur

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Dy zyrtarë policorë janë qëlluar gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi në kolegjin Bridgewater në Virginia, ka njoftuar policia e këtij vendi.

“I dyshuari i përfshirë në të shtënat u kap në vendin e ngjarjes, e autoritetet po hetojnë incidentin ku u përfshin dy zyrtarë policorë që u qëlluan”, thuhet në kumtesë.

Fillimisht ishte raportuar për dy policë që janë qëlluar dhe se i dyshuari i armatosur është larguar nga vendi i ngjarjes. Por më vonë doli të jetë ndryshe.

Pas një operacioni të gjerë të kërkimit, policia në Virginia arriti ta arrestojë të dyshuarin. E në anën tjetër mbetet e paqartë nëse gjendja shëndetësore e policëve është e rëndë apo janë jashtë rrezikut për jetë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat