Trumpit i “konfiskohen” dosjet me dokumente zyrtare në banesë - mes shkresave edhe “letrat e dashurisë” me Kim Yong Un dhe…

Amerika

Trumpit i “konfiskohen” dosjet me dokumente zyrtare në banesë - mes shkresave edhe “letrat e dashurisë” me Kim Yong Un dhe…

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 16:33
Donald Trump

Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve në SHBA mori muajin e kaluar 15 kuti me të dhëna të Shtëpisë së Bardhë që ishin dërguar në shtëpinë turistike Mar-a-Lago, të ish-presidentit Donald Trump. Dosje e marra në shtëpi nga ish-presidenti Trump duhet që sipas ligjit të depozitohen në institucionin e Arkivave Kombëtare.

Sipas The Washington Post dokumentet përfshijnë një letër drejtuar Trump nga paraardhësi i tij, presidenti Barack Obama, si dhe “letrat e dashurisë” për Trump nga diktatori koreano-verior Kim Jong Un.

Në një deklaratë për NBC News të hënën pasdite, Arkivi Kombëtar konfirmoi se organizoi transportin e 15 kutive me dosje presidenciale nga rezidenca e Trump në Palm Beach, Florida, në mes të janarit “pas diskutimeve me përfaqësuesit e presidentit Trump në vitin 2021”.

Të gjitha këto të dhëna duhet të ishin dorëzuar në Arkivin Kombëtar direkt nga Shtëpia e Bardhë pasi Trump të largohej nga detyra në janar 2021, siç kërkohet nga Akti i të dhënave presidenciale, vuri në dukje agjencia.

Ai ligj “urdhëron që të gjitha të dhënat presidenciale duhet të ruhen siç duhet nga çdo administratë, në mënyrë që një grup i plotë të të dhënave presidenciale të transferohen në Arkivin Kombëtar në fund të Administratës”, tha në deklaratë Arkivisti i SHBA-së, David Ferriero.

Një zëdhënëse e Trump nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së CNBC për koment.

Ndërsa këshilltarët e Trump mohuan për The Washington Post se kishte ndonjë qëllim të keq pas transferimit të të dhënave të Shtëpisë së Bardhë në Mar-a-Lago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat