Tri studente paditin Harvardin – ato pretendojnë se një profesor i ngacmoi seksualisht, universiteti nuk i mbrojti

Amerika

Tri studente paditin Harvardin – ato pretendojnë se një profesor i ngacmoi seksualisht, universiteti nuk i mbrojti

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 23:27
Tri studente paditin Harvardin

Tri studente që kanë diplomuar në departamentin e antropologjisë të Universitetit të Harvardit po e paditin këtë institucion shkollor me pretendimin se ajo dështoi t’i mbrojë nga abuzimi seksual dhe hakmarrja e një profesori.

Paditësit Margaret Czerwienski, Lilia Kilburn dhe Amulya Mandava, pretendojnë se John Comaroff, profesori i Studimeve Afrikane dhe Afrikano-Amerikane dhe i Antropologjisë, “puthi dhe i përqafoi studentet pa pëlqimin e tyre. Ato i ngacmoi seksualisht dhe i kërcënoi se do të hakmerrej nëse do të ankohen”.

Në padi thuhet më tej se universiteti dështoi të veprojë pas raportimeve për ngacmime seksuale nga profesori dhe tregon një “politikë institucionale të indiferencës: një sistem i krijuar për të mbrojtur Universitetin, reputacionin e tij dhe fakultetin që e mban atë reputacion në kurriz të studentëve të tij”.

Sipas padisë, treshja e vajzave kërkojnë dëmshpërblimin dhe ndëshkimin e profesorit si dhe të universitetit. Në një deklaratë për CNN, Universiteti i Harvardit tha se ata kundërshtojnë pretendimet.

Ndryshe, avokatët e Comaroff, i cili është identifikuar në padi, por nuk përmendet si i pandehur, thanë në një deklaratë se ai “mohon kategorikisht” ngacmimin ose hakmarrjen ndaj ndonjë studenti.

Ai gjithashtu mohoi akuzat se ka puthur apo prekur në mënyrë të papërshtatshme ndonjë student. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat