Kanada, gjykatësi urdhëron ndërprerjen e bllokadës në kufirin me SHBA-të

Amerika

Kanada, gjykatësi urdhëron ndërprerjen e bllokadës në kufirin me SHBA-të

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 01:00
Protesta në "Urën e Ambasadorit" në kufirin SHBA-Kanada

Një gjykatës urdhëroi të premten protestuesit në “Urën e Ambasadorit” mbi kufirin SHBA-Kanada që t'i japin fund bllokadës 5-ditore që ka ndërprerë qarkullimin e mallrave midis dy vendeve dhe ka detyruar industrinë e prodhimit të makinave në të dyja anët të frenojnë ritmin e prodhimit.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ose nëse oficerët e zbatimit të ligjit do të dërgoheshin për të larguar protestuesit, të cilët parkuan kamionët e tyre dhe automjete të tjera në një protestë kundër masave kufizuese të COVID-19 dhe për të shprehur zemërimin ndaj kryeministrit Justin Trudeau dhe qeverisë së tij liberale.

Shefi i Gjykatës së Lartë në Ontario, Geoffrey Morawetz tha gjatë një seance virtuale se urdhri do të hynte në fuqi në orën 19:00. për t'u dhënë kohë protestuesve që të largohen.

Policia e qytetit të Uindsorit paralajmëroi menjëherë se kushdo që bllokon rrugët mund të arrestohet dhe automjetet e tyre mund të sekuestrohen.

Që nga e hëna, shoferët kryesisht të kamionëve të mëdha kanë bllokuar urën që lidh qytetin kanadez të Uindsorit me atë amerikan të Detroitit. Qindra shoferë të tjerë kanë bllokuar me kamionët e tyre qendrën e Otavës gjatë dy javëve të fundit. Protestuesit kanë bllokuar edhe dy pika të tjera kufitare, në Alberta dhe Manitoba.

Vendimi i gjykatësit erdhi pas një seance gjyqësore që zgjati 4 orë e gjysmë, në të cilën qyteti i Uindsorit dhe avokatët e prodhuesve të pjesëve të makinave argumentuan se bllokada po shkaktonte dëm të panevojshëm ekonomik për qytetin dhe rajonin.

Mbështetësit e protestuesve, disa prej tyre shoferë kamionësh, argumentuan se lëshimi i një urdhëri për t'u shpërndarë do të shkelte të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore kundër vendimit për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin që pengon mundësinë e tyre për të punuar.

Vendimi erdhi në një ditë zhvillimesh të shpejta, pasi zyrtarët federalë, provincialë dhe lokalë punuan njëkohësisht në fronte të ndryshme për të zgjidhur ngërçin me grupin “Autokolona e Lirisë”, anëtarët e të cilit po inkurajohen nga e djathta në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë personalitete të kanalit “Fox News”, ish-presidentin Donald Trump dhe Senatorin republikan nga Teksasi, Ted Cruz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat